Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në pyetjen se a do ta votojë Lidhja Demokratike e Kosovës për presidente Vjosa Osmanin, ka thënë se nga subjekti i tij politik nuk shkon asnjë votë për kryeparlamentaren, shkruan Gazeta Sinjali.
“Vjosa Osmani nuk do t’ia marrë asnjë votë të vetme LDK-së”, tha ai gjersa shtoi se as në LVV nuk shkon asnjë votë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Hoti po ashtu tha se VV-ja kishte hequr dorë nga të gjitha pikat e programit të saj, vetëm për të ardhur në pushtet.
Kreu i ekzekutivit ka deklaruar se karriera e u.d. presidentes, Vjosa Osmani, do të përfundojë.
“Ajo tashmë është histori, karriera e saj do të përfundojë”, tha ai në Kanal 10.