image Hoti akuzon Albin Kurtin: Kosova shkon drejt diktaturës me atë njeri

Politikë

Hoti akuzon Albin Kurtin: Kosova shkon drejt diktaturës me atë njeri

news image

Kryeministri në  detyrë, Avdullah Hoti ka hedhur akuza ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti ka thënë se me Kurtin si kryeministër, Kosova shkon drejt diktaturës.

“Ne e kemi themeluar këtë shtet. Kur është themeluar LDK është themeluar për shtetin e Kosovës. Nuk do të lejojmë që këtë vend të rrëshqas drejt diktaturës. Kosova do të shkoj drejt diktaturës me atë person”, tha ai gjersa shtoi se në fushatë janë duke komunikuar me të gjithë qytetarët.

“Kjo fushatë do të bëhet me të vërteta”.

Ai po ashtu e ka akuzuar Kurtin edhe për prishje të marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë.

Kreu i ekzekutivit ka thënë në Kanal10 se e ka marrë detyrën kur qeveria ishte e kërcënuar me sanksione dhe tërheqje të trupave nga detyra.

Sipas tij, për vetëm pak javë, marrëdhëniet me Amerikën janë kthyer në pikën fillestare, që rezultoi edhe me nënshkrimin e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë në Washington, vitin e kaluar.

/Gazeta Sinjali/