Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar për të gjithë besimtarët myslimanë agjërim të pranueshëm pasi sot është shënuar dita e fundit e muajit të Ramazanit.
Ai përmes rrjetit social Facebook ka thënë se paqja e këtij muaji qoftë gjithmonë për të gjithë popullin e Kosovës.
Postimi i tij:
Të dashur miq dhe besimtarë,
Sot ishte dita e fundit e muajit të Ramazanit, muajit të sakrificës, besimit, lutjes ndaj Krijuesit dhe solidaritetit ndaj njëri-tjetrit.
Sakrificat që i bëjmë në këtë muaj të shenjtë janë për Krijuesin fuqiplotë dhe lutje për faljen e mëkateve tona. Solidariteti, paqja dhe harmonia e këtij muaji qoftë gjithmonë për të gjithë popullin tonë.
Agjërim të pranueshëm dhe paqe për të gjithë!