COVID-19

Të infektuar

126

Të sheruar

10

Të vdekur

1

Reagim/ Hoti- Abazit: Jam i lumtur që në vitin 2018 nuk e pranuam në LDK- po e fyen mikun e babait të vet

news image

Zëvendëskryeministri i shkarkuar i qeverisë, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj ofendimeve të bëra më herët nga zëvendëskryeministri i VV-së, Haki Abazi, duke thënë që është i lumtur që në vitin 2018 nuk e kanë pranuar në struktura të LDK-së.

“Sa i lumtur jam qe nuk e kemi pranuar ne LDK me 2018, kur me vinte ne zyre e kerkonte te futej ne strukturat tona. Intuita ime atehere me thoshte se ky nuk eshte njeri i keq, por se nuk frymon LDK si qasje dhe diskurs politik”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka theksuar që fajtorë për prishjen e qeverisë nuk është ai por shefi i tij Kurti, ai gjithashtu tha se nuk e dinte që Abazi ishte një njeri i ligë.

” Është mirë ta pyes babën e vetë, dhe të turpërohet pak që pa asnjë të drejtë e pa asnjë fakt po e shanë një mik te mirë të babës së vet”, tha ai./ Gazeta Sinjali/

Z. Abazi po nxjerr vrere ndaj meje. Po thote te paverteta me vetedije te plote, qe as zogjte e malit nuk i hane. Une nuk…

Gepostet von Avdullah Hoti am Donnerstag, 26. März 2020

Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: