Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti i ka bërë një analizë listës së kandidatëve të kësaj partie për deputetë.
Listën e LDK-së Hoti e vlerëson si më të mirën dhe për këtë ka radhitur disa arsye.
“LDK me listën më të mirë, me 18 kandidatë me doktoraturë dhe 26 me magjistraturë.
Në listë janë 33 nga ekonomia, inxhinieria, ndërtimtaria, financat dhe afaristë të suksesshëm, 17 nga drejtësia, 31 nga arsimi, kultura dhe sporti, 11 nga shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare dhe 16 ekspertë shëndetësorë”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Sipas tij, këta kandidatë do ta zbatojnë programin e LDK-së dhe do t’i mbrojnë interesat e qytetarëve.
“Këta do të zbatojnë Programit Qeverisës të LDK-së për: qeverisje efikase, zhvillim të familjes, punësim, arsim dhe shëndetësi, dhe partneritet ndërkombëtarë.
Do të jenë zë i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të mbikëqyrur punën e Qeverisë. Disa prej tyre me ekspertizë të lartë do të jenë në ekzekutiv për të zbatuar programin qeverisës”, ka shkruar ai. /Sinjali