image Hotel ‘Adria’ për Sinjalin: Vrasja ndodhi jashtë pronës tonë, Policia ka marrë pamjet e kamerave

Siguri

Hotel ‘Adria’ për Sinjalin: Vrasja ndodhi jashtë pronës tonë, Policia ka marrë pamjet e kamerave

news image

Një ngjarje e rëndë tronditi sot Prishtinën dhe gjithë Kosovën, pasi që si pasojë e një gjuajtje me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person në lagjen Arbëria, ndërsa janë plagosur me thikë dy të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Motivet që çuan drejt sherrit nuk dihen ende, teksa fillimisht u raportua që vrasja të ketë ndodhur në hotelin ‘Adria’.

Por kjo është mohuar nga stafi i hotelit, të cilët thanë për Gazetën Sinjali se e gjithë ngjarja ka ndodhur jashtë hapësirave të cilat janë në pronësi të ‘Adria-s’.

Vrasja ka ndodhë jashtë, në afërsi të hotelit. Anash. Nuk është as pronë a pjesë përbërëse e hotelit. Policia i ka marrë pamjet e kamerave”, thanë nga ‘Adria’.

Ata po ashtu kanë bërë me dije se personat e përfshirë në ngjarjen tragjike, nuk kanë qenë as klientë të hotelit.

Personat e përfshirë s’janë kanë klientë të hotelit. Kanë qenë kalimtarë të rastit ose ku e di”, thanë tutje nga ‘Adria’ për Sinjalin.

Ndryshe, sipas Policisë së Kosovës, informacionet e para kanë qenë që të shtënat janë dëgjuar në një hotel. Pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë hasur në trupin e viktimës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku i ekipit të Emergjencës.

Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

/GazetaSinjali/