image Horoskopi tregon se kush nis javën mbarë nesër e kush jo

Bota e Yjeve

Astrologji/ Horoskopi tregon se kush nis javën mbarë nesër e kush jo

news image

Parashikimi i yjeve.

Dashi

Një situatë sfiduese, por disi zbavitëse, do t’ju japë një mundësi për të demonstruar fleksibilitetin tuaj dhe do të bëni një përshtypje veçanërisht të mirë për dikë që ju ka vëzhguar për një kohë të gjatë. Të dy jeni gati të filloni një lloj të re marrëdhënieje. Ky person është po aq i fortë sa ju dhe do të jetë në gjendje t’ju sfidojë. Mos kini frikë, lëreni atë të sjellë më të mirën për ju.

Demi

Ju keni punuar shumë për të krijuar një botë të rehatshme për veten tuaj, por ndonjëherë aparatët e teknologjisë dhe jeta luksoze që bëni mund t’ju besdisen prandaj sot përpiquni ta kaloni ditën pa celular apo televizor. Madje më mirë është të pastroni dollapët tuaj dhe dhuroni disa kuti të sendeve tuaja për një bamirësi. Do të zbuloni se nuk keni nevojë për aq shumë sende sa keni menduar.

Binjakët

Mundohuni sa më shumë që të jetë e mundur për të patur bisedat e të lezeçme sot Përdorni sensin tuaj të humorit për të shkëputur njerëzit nga gjërat që i shqetësojnë ata dhe do të shpërbleheni me një ditë të mbushur me harmoni dhe të qeshura.

Gaforrja

Sot duhet të keni shumë kujdës për çdo gjë që bëni, veçanërisht me financat tuaja. Kur përgatiteni të blini diçka, sigurohuni që mund ta përballoni! Kjo nuk është një ditë për të pirë qoftë edhe një filxhan kafe apo për t’i kërkuar shokut hua për drekë. Përpiquni të zgjidhni situatën financiare vetë pa i kërkuar ndihmën askkujt. Sot nuk do ndiheni aspak të rehatshëm.

Luani

Ekzistojnë të gjitha llojet e të famshëmve – njerëz të bukur që dalin në faqet e para të revistave, kolegët tuaj të punës që shkëlqejnë në zyrën tuaj dhe mbretërit apo mbretëreshat në jetën tuaj private. A e kuptoni se jeni në të paktën në një nga ato grupe? Kaloni ditën tuaj duke u përpjekur të kuptoni njerëzit në jtën tuaj dhe shfaqni më të mirën tuaj sot. Nëse e nuk bëni, nuk do jeni më në qendër të vëmendjes nga ata për një kohë të gjatë.

Virgjëresha

Ju sot do ndiheni sikur doni të qëndroni vetëm për disa kohë, por kjo do jetë shumë e vështirë për tu arritur. Shumë njerëz mbingarkues kërkojnë që të të përfshijnë në gjëra për të cilat ju nuk jeni të interesuar. Ju duhet të përpiqeni të gjeni një mënyrë sa më të mirë për t’i refuzuar pa shkaktuar ndonjë situatë të pakëndshme. Por nëse situata vazhdon të rëndohet ju duhet t’i qëndroni besnik vendimeve tuaja pavarsisht se mund të sakrifikohet ndonjë marrëdhënie.

Peshorja

Kujtimet e ëmbla dhe romantike nga shumë kohë më parë do të të rikujtohen dhe do të të nxisin aftësinë tuaj krijuese. Do merrni majft energji dhe do e përballoni mjaft mirë mërzinë që do ju shkaktohet më vonë. Madje kjo energji do ju ndihmojë t’i bëni ballë ngarkesës suaj në punë.

Presin disa udhëtime në ditet e para të javës. Do të dini saktësisht se ku dëshironi të shkoni!

Akrepi

Në jetën tuaj profesionale, kjo është një kohë për të qëndruar mirë dhe të prisni që gjërat të vijnë tek ju. Mos kërkoni ngritje ose mos bëni ndonjë lojë që mund t’ju shkaktojë probleme. Dita juaj po vjen së shpejti, thjesht duhet të presësh. Në jetën tuaj personale, disa situata stresuese me të cilat jeni marrë kohët e fundit, përfundimisht janë larguar. Përdorni kohën tuaj të lirë për të kapur miqtë me vlera.

Shigjetari

Të kuptosh sesi të ekuilibrosh vetëmohimin me egoizmin tënd do të jetë shumë e lehtë për ju sot. Njerëzit e tjerë do dëshirojnë atë që dëshironi ju, kështu që çdo negociatë do të jetë mjaft e lehtë sot. Mendimet tuaja po largohen nga qëllimet afatshkurtra madje ju mund të sakrifikoni kënaqësinë e menjëhershme për të arritur rezultate më të mira në qëllimet afatgjate. Kjo është një ditë e shkëlqyeshme për investimet financiare. Filloni të planifikoni të ardhmen tuaj në një mënyrë më agresive.

Bricjapi

Është krejtësisht e pranueshme për ju që të zgjidhni se kë do dëgjoni, jo të gjithë meritojnë të merrën seriozisht. Disa njerëz janë negativë dhe nuk janë aq të vërtetë sa t’ju ndihmojnë për tu rritur. Shumë të tjere janë shumë kritikues, saqë mund t’ju ulin motivimin për të arritur diçka më lart. Nga sot e tutje ju duhet të shoqëroheni dhe të degjoni vetëm ata persona që ju mbështesin dhe janë të ndershëm me ju.

Ujori

Për të mësuar më shumë rreth një personi të ri që ka mbërritur së fundmi në jetën tuaj, duhet të shkoni përtej pyetjeve dhe përgjigjeve të thjeshta. Por kjo situatë nuk kërkon pyetje të shumta, kërkon një sërë vëzhgimesh dhe kërkimesh. Ecni përpara dhe arsyetoni në mënyrë të logjikshme për këtë person. Ai ose ajo ka mundësi ta kuptojë që po vëzhgohet nga ju.

Peshqit

Një person me shumë pushtet që punon me ju mund të jetë argëtues, por ndonjëherë mund të jetë shumë lodhës dhe acarues. Sjellja e tij mund t’ju pengojë në punën që duhet të bëni. Prandaj vendosni kufjet, zhvendosuni në një tavolinë tjetër ose përpiquni të punoni në shtëpi nëse mundeni. Bëni gjithçkam për ta mbajtur atë larg. /Gazeta Sinjali/