Ky është horoskopi për ditën e shtunë 13 qershor 2020. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Dashuria do të ecë mjaft mirë gjatë kësaj dite, edhe pse disa çështje lidhur me paratë, kanë nevojë ende për sqarim. Keni dëshirë që ti sistemoni gjërat. Në punë, mund të kuptoni se si duhet ti zgjidhni disa probleme.
Demi
Mundohuni që të rrini larg asaj që mund të vendosë në krizë emocionet tuaja, duke shkaktuar pasiguri. Në punë, duhet ti bëni gjërat me qetësi dhe vendosmëri, duke shmangur debatet. Ka ende diçka që nuk ju kënaq.
Binjakët
Ju pret një ditë mjaft negative sa i takon dashurisë, ku do të bënit mirë që të qëndroni larg debateve. Mundohuni që të organizoni diçka relaksuese për verën. Gjatë kësaj periudhe do të ndiheni shumë të stresuar.
Gaforrja
Shfrytëzojeni këtë ditë për të sqaruar disa çështje që kanë të bëjnë me jetën tuaj sentimentale, duke zgjidhur disa probleme të mbartura. Mundohuni që të mos mendoni për të kaluarën. Në punë mund të ketë ndryshime dhe fillime të reja.
Luani
Kjo është një periudhë shumë pozitive sa i takon dashurisë. Mundohuni që të mos izoloheni dhe të thelloheni në njohje dhe miqësi. Saturni do e keni kundër në sferën profesionale, ndaj duhet të veproni me kujdes.
Virgjëresha
Ndikimi i kundërt i Hënës mund t’iu krijojë probleme në sferën sentimentale. Takimet do të jenë mjaft të favorshme për ata që janë vetëm. Në punë mund të ketë zhvillime pozitive dhe mund të merrni përgjigje.
Peshorja
Në dashuri duhet të ecni ngadalë dhe të tregoheni të kujdesshëm. Dikush do ju inatosë dhe mund të ndiheni të tradhtuar. Në punë, mund të ketë ndryshime.
Akrepi
Me ndikimin e favorshëm të Hënës, ky është momenti për të sistemuar diçka që nuk shkon siç duhet në dashuri. Shumë mirë do të ecin historitë e reja. Përmirësime do të ketë në punë, ku do të keni mundësi që të ndryshoni diçka.
Shigjetari
Dashuria gjatë kësaj dite mund të has në probleme, ndaj mundohuni që të shmangni sa më shumë debatet. Mjaft të favorizuara janë takimet për ata që janë vetëm. Do të jeni të karikuar me vendosmëri për të bërë një ndryshim të rëndësishëm.
Bricjapi
E shtuna do të ecë më mirë sa i takon ndjenjave, por pasdite duhet të bëni kujdes. Nuk duhet të mërziteni, pasi gjatë kësaj dite mund të inatoseni edhe pa motiv. Në punë, mundohuni që të mos dominoheni nga ankthi.
Ujori
Takimet do të jenë mjaft të favorizuara gjatë kësaj dite, ashtu sikundër e favorshme paraqitet edhe sfera sentimentale. Parashikohet që të merrni një lajm të mirë në vijim.
Peshqit
Hënën do e keni të pranishme në shenjë, por sërish do të keni diçka për tu ankuar. Mund të keni diskutime konstruktive. Nëse duhet të bëni një zgjidhje në punë, më mirë shtyjeni për më vonë./Gazeta Sinjali/