image Horoskopi për nesër, ky është parashikimi i fatit për ju

Të tjera

Horoskopi për nesër, ky është parashikimi i fatit për ju

news image

Parashikimi i yjeve për ju.

Dashi

Hëna do të jetë në kundërshtim me planet që ju keni. Virgjëresha dhe Marsi në shenjën tuaj do të jenë pro dashurisë, gjë e cila do t’ju bëjë të kaloni disa momente romantike me partnerin tuaj. Çështjet financiare po lulëzojnë edhe sot. Do të jeni në garë në punë, ambicia juaj kërkon që ju të jeni gjithmonë të parët. Nëse jeni të dashuruar, lironi zemrën tuaj nga kafazi i frikës dhe dyshimeve dhe lini veten të shkojë drejt pasionit.

Demi

Falë Hënës në Peshore, një ditë e bukur ju pret. A ju ka thënë dikush se sa interesantë jeni në këtë kohë ndryshimesh? Në fronin e dashurisë jeni jetësor, optimist dhe gjithë pasion. Venusi ju tërheq prandaj lereni veten të lirë. Nëse ndodheni në qytet do të punoni shumë dhe rezultatet priten të jenë të mira.

Binjkakët

Hëna në një shenjë Ajri si e juaja ju fton për bashkëpunime dhe nisma të reja. Gjithashtu ajo ju jep një dorë për të realizuar planet tuaja. Përfitoni nga këshillat e dhëna nga njerëzit të cilët janë më me përvojë se ju. Sezoni i çiftëzimit vazhdon në një mënyrë pasionante, një superize e papritur dhe tepër e këndshme ju pret.

Gaforrja

Ndjeni kalimin e yllit të argjendit në Pershore, një shenjë jo e pëlqyeshme për ju. Këmbët tuaja do të dhembin dhe do të ndihen të fryra pasi Marsi në qarkullim nuk është i përsosur. Një festë, qoftë edhe e shkurtër do të ishte ideale për  t’ju rigjeneruar. Mbrëmja do t’ju ofrojë hapësira intimiteti dhe reflektimi. Më shumë qetësi, më shumë shanse, më shumë mundësi për punë.

Luani

Harmoni në shenjën tuaj, Hëna është me të vërtetë në gjendje të veprojë në favor tuaj, duke ju dhënë përsëri pjesën më të madhe të sigurisë. Humori i mirë do të shoqërojë gjithë ditën tuaj. Një mik shpërndan pilulat e mençurisë, ju përfshiheni në një projekt. Në çift, mirëkuptimi emocional dhe fizik premtojnë momente të shkëlqyera.

Virgjëresha

Ju jeni paksa të tensionuar sepse këto ditët e fundit të javës ju sjellin dëshirë për rezultate të menjëhershme , duke hequr durimin, rendin, saktësinë dhe organizimin tuaj. Falë inciativës, më marramendëse se zakonisht ju do të realizoni dëshirën tuaj më të madhe. Përveç tërheqjes së telave të çantës, kërkoni falje partnerit tuaj…

Peshorja

Hëna është në shenjën e kundërt me Hënën e Zezë. Pak ditë pushimi do të ishin mëse të nevojshme për ju në këto momente. Jeni pak i përgjumur, por duke pasur parasysh vështirësitë dhe tensionet që keni kapërcyer, ju e dini se si të kënaqeni. Idetë janë akoma pak të hutuara dhe nuk e dini vërtet se cila është rruga më e mirë për të marrë. Ju duhet të merrni me patjetër pak kohë për veten tuaj.

Akrepi

Diçka që ju shqetëson akoma nuk është në rregull. Ju i dini arsyet e pakënaqësisë tuaj, por gjithashtu keni mjetet e nevojshme për të rregulluar gjërat. Mendja juaj, ata kurrë nuk do të jenë perfekte siç kërkon Akrepi, por të paktën ju mund të merrni frymë. Hëna dhe Peshorja sot do t’ju japë mirëkuptim në dashur dhe në çështjet praktike.

Shigjetari

Miqësore dhe shtirëse, Hëna ju mbështet, duke prodhuar dëshirën tuaj të lindur për vëmendje. Uniteti është forcë. Mbështetje të rëndësishme do të keni përsa i përket punës.  Ju do të mbledhni një sukses të shkëlyqeshëm, të cilin do të keni mundësi ta ruani edhe me kalimin e kohës. Nëse jeni çift gëzohuni, do të keni të gjithë sigurinë që dëshironi dhe kërkoni. Kontakte të reja do të krijoni.

Bricjapi

Hëna do të jetë në  favorin tuaj sot. Miqtë japin kontributin e tyre në zgjidhjen e një problemi që prej ditësh ju shqetëson. Do të jetë një ditë e mirë për shkëmbime tregëtare dhe kulturore. Bëni takime, bëni kontakte dhe gjithçka që thuhet pasi do të kenë një përfundim pozitiv. Partneri dhe miqtë janë afër jush.

Ujori

Një energji e mirë do t’ju lejojë të impononi veten në fushën sociale dhe profesionale. Nëse jeni i vetëpunësuar, mbani rojën tuaj, mundësia e shumëpritur mund të vijë. Do të përjetoni dëshira të papritura erotike për njerëz të panjohur ose dhe për njerëz që ju i njihni por që deri tani keni patur vetëm mendime të dëlira.

Peshqit

Pak përçarje në marrëdhëniet emocionale, mbase për  shkak të një klime të përgjithshme të shqetësimit. Moderoni krenarinë tuaj dhe nuk do të ketë lëndime në fushën e betejës. Politika ekonomike po fillon të japë fryte, mbajeni rrugën që keni marrë. Një takim i papritur ju mbush me ëndrra dhe shpresë për të ardhmen. /Gazeta Sinjali/