Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Kjo ditë do të shënojë rikuperim dhe gjatë saj do të gjeni kënaqësi të shumta, në raport me situatat e së kaluarës. Nëse ka situata të mbetura pezull, bëni mirë që të sqaroheni brenda fundjavës, pasi do keni mundësi të dilni më mirë.
Demi
Kjo e mërkurë do të jetë nën ritmin e duhur, gjatë së cilës do të hasni në disa pengesa lidhur me projektet tuaja. Bëni mirë që të shtyni për më vonë mbledhjet apo bashkëbisedimet me dikë, sidomos nëse e konsideroni armikun tuaj. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë më të mira, ndaj bëni mirë që të flisni hapur.
Binjakët
Ju pret një ditë gjatë së cilës duhet të bëni qartësi për të sqaruar disa dyshime, si për sa i takon jetës suaj private edhe atë profesionale. Nëse duhet të flisni bëjeni tani, veç zgjidhni fjalët e duhura. Mundohuni që të mos sforcoheni shumë fizikisht dhe të mos lodheni.
Gaforrja
Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive, për të vënë në jetë projekte që kanë të bëjnë me të ardhmen. Mundohuni vetëm që të shmangni debatet dhe të mos bini pre e provokimeve. Tregohuni të kujdesshëm ndaj të lindurve të shenjës së dashit dhe bricjapit, pasi mund t’iu hapin probleme.
Luani
Do të ndiheni më mirë dhe më të fortë gjatë kësaj dite. Kjo energji do ju vijë nga Hëna, e cila do të ketë ndikim tranzit në shenjën tuaj. Rrezikoni të jeni konfuz dhe nën presion lidhur me gjërat me të cilat përballeni. Nga ana tjetër duhet të mundoheni që të jeni të kujdesshëm në dashuri.
Virgjëresha
Kjo e mërkurë do të jetë mjaft pozitive për raportet ndërpersonale, takimet dhe ndjenjat, në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Nga ana tjetër rrezikoni që të përballeni me ndonjë problem ligjor dhe për këtë duhet të kërkoni ndihmën e një eksperti.
Peshorja
Ju pret një ditë aspak pozitive, për shkak të ndikimit të kundërt të Saturnit, i cili mund të shkaktojë pakënaqësi në raportet ndërpersonale, në sferën profesionale dhe atë personale. Mundohuni që të jeni të kujdesshëm, sidomos sa i takon çështjeve ekonomike.
Akrepi
Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar gjatë kësaj dite. Ndjenjat përgjithësisht do të marrin jetë dhe emocionet do të dalin në pah. Ka ardhur momenti për ta parë të ardhmen me optimizëm.
Shigjetari
Mundohuni që të lini pas krahëve trishtimin i cili ju ka pushtuar kohëve të fundit, ndoshta për shkak të stilit të jetës që po bëni. Fatmirësisht Venusi, do të hyjë në shenjën tuaj dhe do ju ndihmojë që të jetoni më qetë dhe të shikoni përpara me më shumë optimizëm.
Bricjapi
Duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj shpenzimeve të tepërta, pasi situata mund t’iu dalë nga kontrolli. Gjatë këtyre ditëve mund të jeni shumë më të ndjeshëm në nivelin sentimental dhe keni nevojë për më shumë mbrojtje.
Ujori
Ju pret një ditë pozitive, pasi më në fund ka nisur periudha e rikuperimit e cila do të sjellë shumë zhvillime të rëndësishme për ju, shkruan noa.al. Sigurisht jo çdo gjë do të jetë fushë me lule, por me siguri do të keni sukses në nismat tuaja.
Peshqit
Nëse po vuani nga nostalgjia për një raport i cili tashmë ka përfunduar, këshilla për ju është që të harroni të kaluarën. Edhe pse mund t’iu duket e vështirë, duhet të shikoni përpara. Nga ana tjetër, dashuria është mjaft e favorshme për gjithë ata që janë në çift, të cilët mund të programojnë projekte të rëndësishme.