image Horoskopi 9 qershor, ja parashikimi i yjeve për ju

Horoskopi 9 qershor, ja parashikimi i yjeve për ju

news image

Parashikimi i yjeve për ju.

Dashi

Surprizat të çuditshme ju presin ditën e sotme, do përpiqeni në maksimum merrni suksesin e merituar. Puna me të tjerët do të jetë e lehtë dhe argëtuese: do të jeni në gjendje të bëheni një forcë lëvizëse e grupit si për besueshmërinë ashtu edhe për krijimtarinë që do të demonstroni. Keni rene ne dashuri? Do të keni mundësi të gjeni çelësin e duhur për të hyrë në zemrën e të dashurit tuaj.

Demi

Ju duhet të angazhoheni  dhe të mos hiqni dorë vetëm me vështirësinë  e parë që ju del. Ju synoni larg, por nuk duhet të harroni kurrë rregullat. Do keni përshtypjen se ato janë vendosur atje për t’ju ngadalësuar apo penguar, por në të vërtetë nuk është kështu. Jeta në çift do hetë mjaft e qetë.

Binjakët

Qielli do jetë mjaft i pastër për ju ditën e sotme dhe çdo nevojat tuaja do plotësohen të gjitha.  Dita do shoqërohet me entuziazëm dhe do ju lejojë që të filloni disa projekte. Mbani nën kontroll dëshirën për emocione të reja, rivendosni vrullin dhe gjallërinë në marrëdhënien me partnerin.

Gaforrja

Dashuria dhe erotizmi do jenë kryefjala e ditës për ju sot. Një pasion ju përfshin trupin dhe shpirtin, por do jeni në gjendje ta menaxhoni atë edhe në publik. Kujdes me kalimin e kohës duhet ta ndryshoni patjetër këtë situatë. Sfera profesionale do të jetë e këndshme, më në fund do të ndiheni të vlerësuar, për aftësitë tuaja.

Luani

Ditën e sotme ju do tërhiqeni nga disa drejtime, por interesin më të madh duhet t’i kushtoni marrëdhënieve sentimentale. Mund të jetë koha e duhur për një sqarim të nevojshëm me partnerin. Kujdesuni për veten dhe pamjen tuaj të jashtme, ka ardhur koha për një prerje të re flokësh, për më shumë veshje personale.

Virgjëresha

Përqendrohuni në sektorin e shëndetit. Parashikimi nuk është shumë pozitiv, përpiquni të hani më shëndetshëm dhe bëni lëvizje fizike: praktikoni sportin tuaj të preferuar, shkoni rregullisht në palestër ose pishinë. Kushtojini sa më shumë vëmendje dhe kohë të dashurit tuaj.

Peshorja

Sot do jeni optimistë dhe mjaft të gëzuar  që do merrni detyra të reja. Do të jepni më të mirën në biznesin tuaj: do propozoni shumë gjëra të reja dhe keni mundësinë t’i realizoni ato. Do të vlerësoheni shumë për shpirtin tuaj sipërmarrës dhe sensin delikat të humorit.

Akrepi

Pengesat dhe një ankth i vogël ju vë në gjendje të keqe. Një stimul apo një dyshim është i mjaftueshëm për të nxitur një stuhi të brendshme që ju bën të humbni busullën tuaj! Pavarësisht përpjekjve, nuk do ja dilni mbanë ashtu siç kishit dëshiruar.

Shigjetari

Yjet ju japin një ditë të gëzuar dhe stimuluese, plot lajme, qëllime konstruktive dhe takime kurioze. Me pak më shumë tolerancë do të zbuloni anën pozitive të situatave që zakonisht s’para e bëni. Nëse jeni beqar do keni një tërheqje jashtëzakonisht të madhe për dikë që do shfaqet para jush.

Bricjapi

A keni bërë një premtim të rëndësishëm? Tani ju duhet ta plotësoni atë absolutisht, edhe nëse mendoni se tani i ka humbur rëndësia apo ju nuk jeni më të interesuar. Jini të qëndrueshëm dhe kini të qarta qëllimet tuaja që të mos ndiheni të pafuqishëm përballë ngjarjeve të papritura apo pengesave.

Ujori

Ditën e sotme jini kritik përsa i përket çështjeve familjare dhe punës. Por mos harro se këto çështje duhet të trajtohen me qetësi dhe kujdes. Nëse jeni i dashuruar, ju po kaloni një periudhë ulje-ngritje. Analizoni se çfarë pret partneri nga ju.

Peshqit

Dashuria do ju krijojë disa momente të vështira përsa i përket anktheve dhe xhelozive. Mos vazhdoni më një lidhje që ju sjell vetëm dhimbje dhe jo gëzim. Një lajm i mirë vjen nga një këndvështrim profesional. Përveç intuitës së mirë, ju do merrni pjesë në një kurs që do hapë mundësi të reja profesionale në të ardhmen. /Gazeta Sinjali/