image Horoskopi 11 mars, ja parashikimi i yjeve për ju

Bota e Yjeve

Astrologji/ Horoskopi 11 mars, ja parashikimi i yjeve për ju

news image

Parashikimi i yjeve për ju.

Dashi

Disa gabime të parëndësishme në punë mund t’ju irritojnë më shumë seç duhet. Sidoqoftë, mos bini në grackën e nënshtrimit ndaj një provokimi të parëndësishëm, nëse punoni në një ekip me të tjerët. Nëse keni një partner që e doni, sigurohuni që ai të mos keq nga përkushtimi që i jepni të tjerëve.

Demi

Jepini vëmendje pasioneve që keni! Nëse keni një biznesin tuaj do arrini rezultate pozitive, të rëndësishme në nivele profesionale. Duhet të jeni t gatshëm të djersisni pak për të arritur atë që dëshironi. Në dashuri do ju karakteriozojë qëtësia dhe rehatia.

Binjakët

Ju jeni një pus me energji krijuese, pothuajse çdo ditë zbuloni energji të reja brenda vetes. Por tani ka edhe rrethana të favorshme nga bota e jashtme, pasuri të vogla: një falënderim i përzemërt për Hënën në Peshorje, një shenjë ajri si e juaja! Fat i mirë për familjen, shtëpinë, bukurinë dhe histori të reja dashurie. Në punë do të duhet vetëm të arrini dhe të mbledhni atë që dëshironi.

Gaforrja

Do jetë një ditë e paparashikueshme dhe e çuditshme kjo e sotmja. Asgjë nuk është e qartë në jetën tuaj private prandaj do krijohet ankth. Besoni tek i dashuri juaj. Përqendrohuni në punën tuaj për të shmangur situata të paqarta; përpiquni ta bëni kompetencën tuaj të dalë në pah.

Luani

E Mërkurë një ditë e bukur dhe plot me të qeshura. Do jeni shumë të favorizuar në punë. Ju mund të kombinoni ndjeshmërinë hënore me qartësinë e Diellit. Me pak fjalë, zbërtheni idetë, bëni kontakte të shkëlqyera, gjeni zgjidhje shkëlqyese, organizoni punë dhe një mbrëmje më ngjarje të bukura.

Virgjëresha

Me Hënën në tranzit në Kampin e dytë, ju do të përmbushni të gjitha angazhimet me një buzëqeshje të shkëlqyeshme. Ditë e përkryer për një takim special me një person i cili do të kapërcejë selektivitetin tuaj rigoroz. Do të lidhni marrëveshje shumë fitimprurëse, veçanërisht ato që kërkojnë vendosmëri. Dashuria dhe erot shkojnë paralelisht. Beqaret nuk do jenë fort të lumtur.

Peshorja

Ju do keni mundësinë të zgjidhni çështje të vështira me një qëndrim të vendosur dhe pozitiv. Ju jeni plot burime që mund t’i vini në dispozicion të njerëzve që ju doni. Ka një interes të madh për ato që mund të thuash! Në marrëdhënien në çifti, kjo mund të jetë dita e duhur për të bërë një kthesë konstruktive.

Akrepi

Dita e mbushur me emocione intensive, me Hënën që kalon në Kampin e Dymbëdhjetë. Me një vullnet pak të mirë ju mund të përmirësoni një marrëdhënie për të cilën ju intereson vërtet, por do të duhet të nxirrni të gjithë zemrën tuaj të mirë. Sensi i zakonshëm nuk ju braktis kurrë, madje në mes të stuhive të errëta; kjo është padyshim një pikë për avantazhin tuaj. Do ndjeni një fije lodhjeje.

Shigjetari

Sot jeta juaj private, profesionale dhe sociale do jetë më e mirë se kurrë. Do të kënaqeni dhe vlerësoheni nga ata që keni pranë. Do t’i shprehni dashuri të thellë partnerit tuaj, duke u interesuar për mirëqenien e tyre psiko-fizike. Puna mund t’ju japë një mundësi. Edhe një flirt  në horizont.

Bricjapi

Sot do jetë një ditë shumë shqetësuese për ju, prandaj nuk është e përshtatshme të merreni me çështje të rëndësishme. Nëse ndodheni në situata apo biseda agresive, gjëja e vetme që duhet të bëni është të mos flisi dhe të mos veproni.

Ujori

E mërkurë e mahnitshme për shenjën e Ujorit! Do krijojë mundësi të shumta për njerëzit krijuesë dhe për ata që merren me kulturë, do kenë projekte të suksesshme dhe udhëtime të bukura. Gjithçka bëhet e mundur për aq kohë sa i keni shpatullat tuaja të mbrojtura nga Mërkuri. Surprizoni partnerin tuaj me mendime dhe iniciativa të guximshme.

Peshqit

Gjërat vazhdojnë të ecin mirë për ju. Ndoshta ende nuk keni zgjidhur gjithçka në mënyrën e dëshiruar, por me pak durim dhe optimizëm do të keni sukses! Dëshira për të arritur suksese profesionale do t’ju realizohet.Do ju krijohet mundësia të flisni hapur me partnerin dhe të shprehni çdo pakënaqësi që keni. Do sqaroni shumë gjëra mes jush. /Gazeta Sinjali/