Parashikimi i yjeve për ju.
Dashi
Ditën e sotme, ekzagjerimi do jetë specialiteti juaj. Do të rikuperoni energjinë tuaj dhe do kini sukses të papritur në biznesin tuaj. Dita e parë e Prillit ju sheh mjaft të pakujdesshëm, të hutuar në lidhje me familjen.Edhe humori juaj do jetë i lëkundur.
Demi
Nëse merreni me një sport, mos e lodhni veten më shumë sesa duhet dhe bëni kujdes me muskujt, mos i dëmtoni ato. Do keni një rezistencë shumë dhe do ndjeni lodhje fizike. Prandaj është e rëndësishme që të kujdeseni më shumë për veten dhe të shmangni aksidente të vogla. Ide të shumta do keni në punë dhe nuk do ju lënë asnjëherë në balte. Do tregoheni shumë të përmbajtur në dashuri.
Binjakët
Arritjet e fituara me durimin që ju karakterizon aq shumë,do ju mbushin me shumë kënaqësi. Për t’u ndjerë më shumë në formë ju duhet t’i përkushtoheni sportit tuaj të preferuar. Është koha e duhur për të konsoliduar marrëdhëniet emocionale: më në fund po shihni qartë se ku po çalojnë gjërat.
Gaforrja
Nëse vendosni të jeni i pavarur dhe të merrni vetë vendimet tuaja, atëhere ky është momenti i duhur. Përkushtohuni më shumë ndaj punës, punoni me entuziazëm dhe zell dhe nuk do lodheni kurrë apo të dekurajoheni nga dështime të vogla. Do kaloni momente magjike me partnerin.
Luani
Disa vendime që ju hezitoni t’i merrni, janë bërë fakt i kryer për ata që ju rrethojë. Një moment pasigurie nuk duhet të konsiderohet si një dobësi, por si një fazë reflektimi për të sqaruar dhe përsosur projektet tuaja. Në fundjave do e kuptoni se çfaë do të thotë një gatim i shijshëm.
Virgjëresha
Ditën e sotme jeta juaj shoqërore do jetë intensive dhe e rastësishme! Vendosni të gjithë entuziazmin dhe energjinë që keni në shërbim të suksesit profesional: do të arrini saktësisht atë që dëshironi dhe do të merrni propozime pozitive nga kolegët. Shëtitje e këndshme në mbrëmje me partnernin.
Peshorja
Hëna do ndezë vëmendjen yjore të punës, nëse keni një veprimtari të pavarur. Vazhdoni të planifikoni të ardhmen dhe përmbushjen tuaj personale. Marsi do t’ju japë forcën e nevojshme për t’u marrë në mënyrë racionale me çdo situatë. Mbrëmja do ju buzëqeshë duke ju dhuruar momente të bukura në lidhje me dashurinë.
Akrepi
Mund të jetë koha më e mirë për të zbatuar një projekt që është afër zemrës suaj! Imagjinata mund të jenë një kusht thelbësor dhe i nevojshëm për të përmirësuar pozicionin profesional. Atmosferë e fortë dhe joshëse në frontin e dashurisë. Do të ketë një aventurë për të rinjtë ose beqarët.
Shigjetari
Është koha e duhur për të bërë disa rrëgullime në jetën tuaj. Kontrolloni llogarinë tuaj dhe pagesat që keni për të bërë këtë muaj. Do të jeni më të hapur se zakonisht me njerëzit tuaj të dashur. Fëmijët në veçanti do të ndodhen pranë jush dhe do t’ju besojnë problemet e tyre.
Bricjapi
Bëni kujdes me shëndetin. Faza e sotme e hënës ndikon në marrëdhëniet profesionale, të karakterizuara nga keqkuptime. Në marrëdhënien në çift, ka emocione të thella dhe empati pothuajse totale me partnerin. Flirte të gëzueshme për të rinjtë.
Ujori
Ju keni një mbingarkesë të energjive konstruktive që ju mundësojnë të jepni më të mirën tuaj edhe në situatat më të pafavorshme. Nëse jeni çift, marrëveshja dhe mbrëmja do t’ju japin shumë; nëse jeni vetëm, do të ndjeni dëshirën për të jetuar një lidhje të thellë, edhe nëse mund të kufizojë lirinë tuaj.
Peshqit
Ambicia do të jetë në plan të parë. Do keni dëshirë të arrini mjaft sukses. Kjo nuk është aspak gjë e keqe apo egoiste, thjesht do ju ndihmojë shumë në interesat dhe të ardhmen tuaj. Përdorini cilësitë që ju i keni si inteligjenca, entuziazmi dhe vendosmëria dhe askush nuk do ju ndalë. /Gazeta Sinjali/