image Hooper: E pash Thaçin në pranga, është për të ardhur turp

Kosovë

Hooper: E pash Thaçin në pranga, është për të ardhur turp

news image

Mbrojtja e Hashim Thaçit, në seancën e parë që po mbahet ndaj tij, ka thënë se shpreson që me kohë reputacioni i ish-presidentit të Kosovës do të bie në vend.

“Zotëri gjykatës është detyra jote, e gjykatësve të gjej një bilanc dhe të vërtetën. Këta janë hapa të vegjël fillestar por shpresoj që me kalimin e kohës reputacioni i këtij personi të bie në vend. Më duhet të them që isha i çuditur kur u futa në këtë dhomë dhe e shoh të lidhur me pranga, është për të ardhur turp. Ju nuk jeni organ ndëshkimi, besoj që është kështu, besoj që do të bëni diçka për ta trajtuar këtë dhe mos e ulni dinjitetin e një personi deri në një pikë të tillë”, tha avokati Hooper.

Ai gjatë fjalimit të tij ka lexuar edhe pjesë nga libri për Hashim Thaçin, ndër të tjera edhe fjalitë e Bobe Dole, dhe ka cituar fjalët e Joe Biden për Thaçin.

“Sipas një citimi thuhet se Hashim Thaçi është George Washingtoni i Kosovës, këtë e ka thënë Joe Biden, zëvendëspresidenti amerikan në vitin 2017”, tha ai. /Gazeta Sinjali/