Në Tiranë mbrëmjen e sotme janë mbajtur homazhe në nder të policit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra një ditë më parë në veri të vendit teksa ishte ne krye të detyrës, nga sulmet terroriste serbe.
Qytetarë të shumtë, aktivistë të shoqërisë civile të mbuluar me flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe UÇK-së janë bërë bashkë në sheshin “Nënë Tereza”, ku kanë ndezur qirin e kanë vendosur lule, në kujtim të polici të rënë në detyrë.
Polici i vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku që është shpallur hero nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar edhe në Tetovë.
Në sheshin e këtij qyteti është vendosur fotografia e heroit Bunjaku, si dhe janë ndezur qirinj.
Afrim Bunjaku u vra të dielën pas një sulmi terrorist, teksa Qeveria e Kosovës e bashkësia ndërkombëtare e kanë dënuar sulmin që ka ndodhur ndaj Policisë së Kosovës.