image Holandezët për marihuanë, amerikanët sot presin në radhë për t'u furnizuar me armë

Botë

Botë/ Holandezët për marihuanë, amerikanët sot presin në radhë për t’u furnizuar me armë

news image

Vendimet e shteteve të ndryshme për të qëndruar mbyllur në shtëpi në mënyrë që të shmanget përhapja në masë të madhe e koronavirusit, ka bërë që qytetarët të presin në radhë të gjata për t’u furnizuar me produkte të ndryshme, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se disa holandezë prisnin para një lokali për t’u furnizuar me marihuanë, ndërsa sot amerikanët po presin për të blerë armë.

Rritje e madhe e kërkesës për blerje të armëve të reja është shënuar në Kaliforni, Nju Jork dhe Uashington, pikërisht në vendet ku janë konfirmuar më së shumti raste të koronavirusit.

Disa të tjerë po frikësohen se masat emergjente të qeverisë mund t’ua kufizojnë atyre të drejtën për blerje të armëve, ndërsa disa amerikanë me prejardhje nga Azia thanë se po blejnë armë për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme raciste./ Gazeta Sinjali/