Kombëtarja e Holandës e mundi Ukrainën, në kuadër të ndeshjes së parë në Grupin C (EURO 2020), shkruan Sinjali Sport.
Ndeshja e parë e tulipanëve në këtë EURO u luajt në stadiumin e kryeqytetit të tyre të Amsterdamit “Johan Cruijff”.
Kjo përballje ka përfunduar me rezultatin 3-2, në favor të Holandezëve.
Kapiteni, Georginio Wijnaldum realizoi për epërsinë e vendasve., më pas futbollistët e De Boer shënuan edhe një herë me anë të Weghorst.
Për të ngushtuar epërsinë, u përkujdes kapiteni ukrainas, Andriy Yarmolenko, me një nga golat më të mirë të javës.
Pastaj për të barazuar ishte Roman Yaremchuk.
Golin e fundit e realizoi Denzel Dumfries, duke ia siguruar fitoren e parë në ndeshjen e parë, kombëtares tulipane.
Këto dy përfaqësuese garojnë në Grupin C, së bashku me Austrinë dhe Maqedoninë e Veriut. /Gazeta Sinjali Sporti/