image Holanda pro zgjerimit të BE-së, por kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë

Botë

Botë/ Holanda pro zgjerimit të BE-së, por kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë

news image

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka thënë se Holanda nuk është kundër zgjerimit të Bashkimit Europian. Por, beson se Shqipëria nuk është e gatshme të hapë bisedimet e pranimit për momentin, ndërsa Maqedonia e Veriut është afër këtij qëllimi.

“Ne nuk besojmë se Shqipëria është e gatshme të fillojë bisedimet me BE dhe për sa i përket Maqedonisë së Veriut, ajo është më afër këtij qëllimi,”- tha Rutte për revistën Pobjeda nga Podgorica, raportojnë mediat e Shqipërisë.

Ai shtoi se disa vende janë kundër ndarjes së dy vendeve në procesin e hapjes së negociatave.

I pyetur nëse viti 2025 ishte një afat për pranimin e një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, Rutte u përgjigj se vendosja e një date të caktuar për hapjen e negociatave nuk ishte qëllim në vetvete.

“Nuk kam asnjë ide dhe ky nuk është qëllimi. Nuk kemi asgjë kundër zgjerimit të BE por duhet të sigurohemi që të ndjekim rregullat dhe se gjithçka duhet të jetë e saktë dhe e drejtë. Ky është gjithmonë qëndrimi ynë”, citohet të ketë thënë Rutte./Gazeta Sinjali/