image Holanda me masa të reja kufizuese antiCOVID-19

Evropë

Holanda me masa të reja kufizuese antiCOVID-19

news image

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte urdhëroi sot vendosjen e masave shtesë shtrënguese për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit në vend, transmeton Gazeta Sinjali.

Masat e reja hyjnë në fuqi nesër dhe do të zgjasin për dy javë. Ato përfshijnë ndalimin e tubimeve publike të më shumë se dy personave që nuk janë nga e njëjta familje, si dhe mbylljen e muzeve, teatrove, kinemave, kopshteve zoologjike dhe parqeve për argëtim.

Holanda që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 375 mijë e 890 raste, kurse numëron 7,576 viktima nga kjo sëmundje infektive.

/Gazeta Sinjali/