image Holanda i hap rrugë negociatave të Shqipërisë me BE-në, sot merret vendimi final

Shqipëri

Holanda i hap rrugë negociatave të Shqipërisë me BE-në, sot merret vendimi final

news image

Pas zgjedhjeve të mbajtura në Holandë, nga të cilat doli fitues kryeministri, Mark Rutte, parlamenti i këtij vendi, dje ka marrë një vendim për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Ndërsa sot pritet të konfirmohet ky vendim, transmeton Gazeta Sinjali.

Ministrja e Jashtme holandeze, Singrid Kaag ka vlerësuar progresin e Shqipërisë, duke nënvizuar se ky shtet ballkanik së fundmi ka bërë përparim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me këtë përmes një shkrimi në Facebook duke thënë “ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua”.

/GazetaSinjali/