Shteti i Holandës ka hyrë dje në fazën më të ashpër të kufizimeve për ndalimin e përhapjes së koronavirusit duke vendosur një shtetrrethim për natën në mbarë vendin, raporton ATSh, transmeton Gazeta Sinjali.
Kështu, nga dita e djeshme, kufizimi i lëvizjes së lirë për njerëzit është nga ora 21:00 deri në 04:30. Qëllimi është që të zvogëlohen ndjeshëm infeksionet.
Vendi gjithashtu ka ndaluar fluturimet nga Britania e Madhe, Afrika e Jugut dhe Amerika e Jugut, ku janë identifikuar variante më të transmetueshme të koronavirusit.
Shkelja e shtetrrethimit gjobitet 95 euro. Ky shtetrrethim do të qëndrojë në fuqi deri më 9 shkurt./Gazeta Sinjali/