image Hodzic – Redzepi-t: Më keni kërkuar t’ju vë në kontakt me Rakiq që t’ju mbështeste me vota

Politikë

Hodzic – Redzepi-t: Më keni kërkuar t’ju vë në kontakt me Rakiq që t’ju mbështeste me vota

news image

Adrijana Hodzic nga Nisma Qytetare “Komuniteti i bashkuar”, ka thënë se janë shpifje të gjitha ato që po thuhen se Lista Serbe e përkrahë këtë iniciativë.

“Të gjitha janë rrenë e kulluar, nuk e di qëllimin”.

Hodzic ka akuzuar Emilija Redzepi-n nga Partia e Re Demokratike Boshnjake, se vite më parë ka kërkuar përmes saj mbështetjen e Goran Rakiq të Listës Serbe.

Sipas Hodzic, nëse Redzepi merr dy vende në parlament, i kishte premtuar se do të t’ia jepte postin e ministres.

“Më kujtohet një bisedë që kemi pasur me Redzepi-in. Këtë plan e ka shpalosur dhe ka kërkuar që t’i vë në kontakt me Rakiq që ata t’ia sigurojnë disa mijë vota. Nëse ajo i merr dy vende në parlament, unë do të mbetesha ministre”, është shprehur Hodzic në Klan Kosova, transmeton Gazeta Sinjali.

Hodzic e ka akuzuar Redzepin se ka qenë shërbëtore e politikanëve të politikave të larta dhe se për këtë mund të dëshmojë edhe në gjyq.

“Unë e kam refuzuar këtë. Më lini mua rehat. Rezultatet i kam pas punës sime. Nga 2001 keni qenë shërbyese e politikanëve të politikave të larta. Asgjë nuk keni punuar për komunitetin boshnjak. Mund ta them këtë në gjyq. Kjo është e vërtetë. Këto janë mekanizmat tuaj. Unë jam në shërbim të qytetarëve. Do të punoj vetëm për komunitetin boshnjak”.

Hodziq ka thënë se fushatën për zgjedhje e bën me mjete personale./Gazeta Sinjali/