image Hodhi tritolin drejt dyqanit në Durrës, publikohet video

Shqipëri

Hodhi tritolin drejt dyqanit në Durrës, publikohet video

news image

A2CNN ka mundur të sigurojë videon e sulmit me tritol, ndaj një dyqani në lagjen nr.17 të qytetit të Durrësit.

Në video shihet qartë lënda eksplozive teksa hidhet nga një makinë në lëvizje, e cila pas disa sekondash shpërthen, duke shkaktuar dëme në dyqanin e shtetasit Sh.A.

Video është filmuar nga kamerat e sigurisë, mes të cilave është identifikuar dhe personi që ka mjetin, i cili mendohet të jetë konfliktuar më parë me pronarin e dyqanit.

/GazetaSinjali/