Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, përmes një InstaStory, ka treguar suksesin që e ka arritur kënga e tij e fundit “PHANTOM”, ku vetëm për vetëm dy javë ka arritur nëntë milionë klikime në Yotube, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo këngë qysh nga fillimi është bërë hit duke u dëgjuar në çdo vend.
Kënga është e shkruar nga Butrinti, kurse pjesë e klipit është edhe modelja Arta Nitaj.
Me këtë këngë, artisti e përmbylli vitin 2020 kurse viti 2021 e pret me shumë projekte.