Bad News Eagles ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u kualifikuar në turneun më të madh në botë, “PLG Antwerp Major 2022”.
Ekipi kosovar triumfoi 2:1 ndaj Sinners për ta siguruar biletën për në Belgjikë, në turneun më të madh në botë në lojërat elektronike të njohura si ESports.
Ata arritën që t’i fitojnë dy staza në Nuke me rezultat 16:6, Inferno 16:14 ndërsa në Mirage kanë humbur 10:16.