image Historianët insitojnë në dorëheqjen e kryetarës së Gjykatës Kushtetuese: Ia fali pronat Manastirit të Deçanit

Kosovë

Reagim/ Historianët insitojnë në dorëheqjen e kryetarës së Gjykatës Kushtetuese: Ia fali pronat Manastirit të Deçanit

news image

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, planifikon që të vazhdojnë edhe këtë vit presionin publik, për të nxitur kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizin që të jep dorëheqje nga kjo pozitë.

Kjo pasi, gjyqtarja Arta Rama-Hajrizi, në cilësinë e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, më 20 maj  2016, ka nënshkruar aktgjykimin, me anën e të cilit pronat dhe ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” tjetërsohen dhe i falen Manastirit të Deçanit.

Historianët kanë cilësuar se me këtë aktgjykimi, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dalë nga juridiksioni i saj dhe ka tejkaluar çdo normë ligjore e kushtetuese të vendit tonë.

“Akt gjykimi i Kushtetueses i nënshkruar nga Arta Rama-Hajrizi, nuk është asgjë tjetër vetëm se një akt i rëndë tradhëtie kombëtare, shkelje mbi gjakun e dëshmorëve të kombit. Mbi të gjitha është sulm i rëndë mbi rendin e ri kushtetues në Kosovë të themeluar pas vitit 1999, kur u nxor me forcë nga Kosova regjimi diktatorial i Millosheviqit dhe sulm mbi realitetin e ri të themeluar në Kosovën e pas 17 shkurtit 2008, kur Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit tonë, pavarësi kjo e njohur nga pjesa ma e madhe e vendet të botës demokratike”, thuhet në njoftimin e lidhjes së historianëve.

Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” përsërit se Arta Rama-Hajrizi, duhet të japë dorëheqje dhe e njëjta të tërheqë nënshkrimin e saj nga vendimi, siç e quajnë ata, i turpshëm dhe antikushtetues.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nr.ref. AGJ 943/16, i datës 20 maj 2016, i nënshkruar nga Arta Rama-Hajrizi, është i vdekur, i pazbatuar dhe null”, përfundon komunikata e Lidhjes së Historianëve “Ali Hadri” në Deçan./Gazeta Sinjali/