image Historia e trishtë, përdhunohet kur ishte 14 vjeç dhe videoja përfundon në një website porno

Botë

Historia e trishtë, përdhunohet kur ishte 14 vjeç dhe videoja përfundon në një website porno

news image

Vitin e kaluar Rose Kalembra, 25 vjeç, shkroi në një blog historinë e saj të përdhunimit kur ishte 14 vjeç.

Videoja e sulmit kundrejt saj u hodh në rrjet, në një website porno.

Aso kohe, ajo jetonte në një qytet të vogël në Ohajo, dhe gjatë një nate vendos të bëjë një shëtitje para gjumit.

Gjatë shëtitjes asaj i del para një mashkull dhe me një thikë e fut forcërisht në makinë. Brenda në makinë ishte edhe një mashkull i dytë. Më pas ai e çon jashtë qytetit ku e përdhunojnë për 12 orë.

Ndërkohë një person i tretë ka filmuar pjesë të sulmit ndaj 14-vjeçares. Po ashtu, ata i treguan me lap top disa video të tjera ku kishin bërë diçka të ngjashme femrave të ndryshme.

Pas disa orësh ata e lanë anash rrugës rreth 30 minuta larg shtëpisë së saj. Më pas ajo shkoi e gjakosur në shtëpisë e saj duke u shpjeguar familjarëve se çfarë i ndodhi.

Ditën tjetër Rose tentoi të vetëvritej, por fatmirësisht u shpëtua në kohë nga vëllai i saj.

Muaj me pas duke naviguar në internet, Rose gjeti videot e sulmit të saj të hedhur në rrjet. Ndërkohë shumë në shkollë e ngacmonin.

Më pas Rose i dërgon disa e-maile PornHub-it për të hequr videot nga websiti i tyre. Por nuk u mor seriozisht, derisa vendosi që të dërgojë një tjetër e-mail.

Brenda 48 orësh video u hoq nga sajti.

Pasi identifikoi ata që e sulmuan dhe e përdhunuan, gjykata i dënoi vetëm për marrëdhënie me të mitur dhe jo përdhunim. /Gazeta Sinjali/