image Historia e rrallë e dy binjakeve, njëra lindi me sindromën Down

Botë

Botë/ Historia e rrallë e dy binjakeve, njëra lindi me sindromën Down

news image

Dy prindër britanikë, Nicola dhe Todd Bailey, vetëm pak minuta pas lindjes së vajza të tyre binjake përjetuan një miks emocionesh kur panë se njëra vajzë vuante nga sindroma Down.

Si infermiere dhe nënë e një djali 4-vjeçar, Lucas e dinte shumë mirë rëndësinë e testeve rutinë dhe ekografitë e bëra gjatë shtatzënisë, por asnjëra prej tyre nuk tregoi ndonjë indikacion të sindromës Down.

Duke u kthyer pas në kohë, Nicola kuptoi se ndihej ndryshe në fazat e vona të kësaj shtatzënie, në krahasim me kohën kur ishte shtatzënë me djalin: “Kam pasur një ndjenjë të çuditshme, pasi gjithçka ndodhi shumë më shpejt se shtatzënia ime e mëparshme”.

“Sapo i pashë të dyja, zemra m’u bë copë”,- tha ajo për Inside Edition. “Ishin të dyja shumë të bukura.”

Tani, Nicola dhe Todd janë shumë të përkushtuar për të ndërgjegjësuar të prekurit me sindomën Down.

Harper ka lindur me një vrimë në zemër — një kusht i zakonshëm për bebet që lindin me këtë sindromë – dhe ka shumë të ngjarë që ajo t’i nënshtrohet një operacioni kur të mbushë moshën 6-vjeçare.

“Harper është Harper dhe Quinn është Quinn”, – tha Nicola.

“Ato nuk janë njëlloj që unë të përpiqem t’i krahasoj, megjithëse do të jetë e vështirë ta bëj”, deklaronte e ëma./Gazeta Sinjali/