image Historia e Robert Hanssen, agjenti i FBI që tradhtoi SHBA-në

Botë

Histori/ Historia e Robert Hanssen, agjenti i FBI që tradhtoi SHBA-në

news image

Më 18 shkurt 2011 është arrestuar Robert Hanssen, apo ai që u quajt nga autoritetet amerikane si “fatkeqësia më e madhe e inteligjencës në historinë e SHBA”.

Hanssen ishte agjent i FBI-së, por u arrestua për spiunazh në favor të Bashkimit Sovjetik dhe më vonë edhe të Rusisë.

Provat kundër tij ishin të pakontestueshme prandaj ai edhe mori dënim me burgim të përjetshëm.

Hanssen i shiti KGB-së mijëra dokumente sekrete që përshkruanin në detaje planin e SHBA-së në rast të një lufte bërthamore.

Po ashtu, ai i dha KGB-së edhe materiale rreth teknologjisë së armëve ushtarake si dhe materiale të tjera në dëm të Shteteve të Bashkuara.

Departamenti i Drejtësisë e përshkroi këtë rast si “ndoshta fatkeqësia më e madhe e inteligjencës në historinë e SHBA”.

Hanssen i shërbeu Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë nga viti 1979 e deri në momentin kur është arr estuar, me disa vite pushime ndërmjet në aktivitetin e tij të dyfishtë për shkak të rrezikut nga ekspozimi.

Aktualisht ai vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Firence të Colorados.