image Historia e Leutrim Latifit dhe Ibrahim Qadrakut, të dyshuarve për tentim grabitjen në Prizren

Siguri

Historia e Leutrim Latifit dhe Ibrahim Qadrakut, të dyshuarve për tentim grabitjen në Prizren

news image

Sot Policia e Kosovës ka arrestuar Leutrim Latifin dhe Ibrahim Qadrakun, dy të dyshuarit për tentim grabitjen dhe plagosjen e dy pronarëve të argjendarisë në Prizren. Sinjali mëson se përveç tyre, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin që ua shiti të dyshuarve veturën me të cilën tentuan ta grabisnin argjendarinë.

Por kush është Leutrim Latifi dhe Ibrahim Qadraku?

Leutrim Latifi është recidivist i veprave penale të grabitjeve në Kosovë.  Ai dyshohej për shumë grabitje në fund të vitit 2018 dhe 2019, në banka e markete të ndryshme të vendit.

Ai në vitin 2018 ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi ishte i përfshirë në këto raste të grabitjeve.

Latifi ishte arrestuar në Mal të Zi në vitin 2019 dhe ishte ekstraduar për në Kosovë për të dalë para drejtësisë.

Më 21 shtator Latifi dhe një tjetër i dyshuar ishin liruar me procedurë të rregullt nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kurse më 24 shtator të njëjtit ishin arrestuar sërish nga Policia e Kosovës.

Rastet për të cilat dyshohet Ibrahim Qadraku

Sipas raportimeve të mediave, Ibrahim Qadraku ka qenë i akuzuar për dy grabitje të rënda në hotelin “Swiss Diamond”.

Ai gjithashtu ishte akuzuar për grabitjen në “TEB” në qershor të vitit 2014 dhe ishte dënuar me gjashtë muaj burgim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Pamje ekskluzive të tentim grabitjes në Prizren:

/GazetaSinjali/