image Historia e dashurisë së mësuesve nga Shqipëria që festojnë vitin e 35-të bashkë (VIDEO)

Shqipëri

Historia e dashurisë së mësuesve nga Shqipëria që festojnë vitin e 35-të bashkë (VIDEO)

news image

Ky është viti i 35-të që çifti i mësuesve nga Shqipëria feston Shën Valentinin.

Foleza e dijes u kthye më pas për ta në folezën e dashurisë.

Mësuesja, Zylfije Kullafi tregoi se dashuria e tyre ishte dashuri me shikim të parë.

“Takimi i parë ishte një takim që më dha menjëherë një goditje në zemër. Një dashuri me shikim të parë. Kisha shumë emocione se ishim të rinj. Unë 23 ai 25 vjeç”, u shpreh ajo.

Ndërsa, mësuesi Caush Kullafi, tha se njohjen e kanë bërë 35 vjet më parë, e bashkë punojnë tash e 34 vjet.

Jo vetëm në shtëpi, por çifti Kullafi janë të pandarë edhe në shkollë, pasi që prej vitit 1988 profesioni i ka bashkuar edhe në të njëjtin vend pune.

“Edhe në familje e ke më të lehtë përgatitjen me bashkëshorten. Sikur mendojmë njësoj unë i them diçka, ajo thotë atë po mendoja”, u shpreh mësuesi Kullafi.

Teksa qëndrojnë thuajse gjithë ditën bashkë, ata tregojnë sekretin e jetëgjatësisë së dashurisë së tyre.

“Unë Caushin në shkollë e kam shok, e kam koleg. Na thonë çifti i të dashuruarve”, u shpreh për TCh mësuesja.

/GazetaSinjali/