Shoqëria koncesionare e autostradës Milot – Morinë (Rruga e Kombit), thotë se duke filluar që nga dita e djeshme, më datë 26.11.2019 ka lejuar kalimin pa pagese të të gjitha makinave.
“Individe, shoqata, institucione të Kosovës, Shqipërisë, etj, të cilët janë solidarizuar apo që kanë sjellë ndihma për të prekurit nga tërmeti. Këto grup personash do të lejohen të kalojnë pa pagesë deri në përfundim të situatës emergjente”, thuhet në njoftim.
Si pasojë e tërmeteve të djeshme në Shqipëri, raportohet se numri i viktimave ka shkuar në 29-të dhe mbi 650 janë lënduar.
Gjatë ditës së djeshme ka pasur reagime të shumta sesi qytetarët kosovarë po detyrohen të paguajnë taksë edhe me rastin e dërgimit të ndihmave humanitare për qytetarët shqiptarë të goditur nga tërmeti shkatërrues që la të vdekur të paktën 26 persona./Gazeta Sinjali/