image Hiqet pasqyra e vendosur nga PSD në shesh, reagon Frasher Krasniqi: Pushteti Kurti e ka hequr

Kosovë

Reagim/ Hiqet pasqyra e vendosur nga PSD në shesh, reagon Frasher Krasniqi: Pushteti Kurti e ka hequr

news image

Partia Socialdemokrate sot me rastin e 13 vjetorit të vrasjes së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, kishin vendosur një pasqyrë në sheshin ‘’Nëna Terezë’’, që siç thanë ata për t’i kujtuar Albin Kurtit pakon e Ahtisaairt, por ajo pasqyrë është hequr, ku Frasher Krasniqi ka reaguar menjëherë.

Anëtarë i kryesisë së PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se pasqyrën e vendosur nga ta e ka hequr ‘’Pushteti Kurti’’, ku sipas tij është e kuptueshme pasi Kurti nuk e shikon vetën në pasqyrë.

Ky është reagimi i Krasniqi:

Pushteti i Kurtit e paska hequr pasqyrën që ia vendosëm. E kuptueshme.

Albin Kurti s’e shikon dot veten në pasqyrë. Nuk do ta njihte edhe po ta shihte.

Por 10 Shkurti do të mbetet data që përherë do të na e kujtojë që shteti ynë nuk mund të bëhet pa barazi dhe me ndarje etnike, edhe nëse këtë ideal e ka harruar tashmë VV-ja/ Gazeta Sinjali/