image Hiqen laurat në QKUK, qytetarët lirohen nga pagesa

Kosovë

Hiqen laurat në QKUK, qytetarët lirohen nga pagesa

news image

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka marrë vendim që t’i heq të gjitha laurave në hyrje-daljet e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), raporton Gazeta Sinjali.

Kësisoj, të gjitha automjejtet e pacientëve dhe përcjellësve të pacientëve do të lejohen të hyjnë në oborrin e QKUK-së pa pasur nevojë të paguajnë.

Njoftimin e ka dhënë vetë QKUK, duke njoftuar se kjo është vërë me qëllim të  parandalimit  dhe shmangies së kontaktit nëpër laura.

“Vendimin e ka marrë u.d. drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, duke u bazuar në situatën e krijuar në vend për shkak të Pandemisë së Covid-19, me qëllim të  parandalimit  dhe shmangies së kontaktit nëpër laura”, thuhet në komunikatën e QKUK-së.

Sipas vendimit, personeli i caktuar për punë në këto pika do të bartet sipas nevojës për kryerjen e punëve tjera. /Gazeta Sinjali