image Hill: SHBA e mbështet "Ballkanin e Hapur", por s’është ide për të zëvëndësuar anëtarësimin në BE

Politikë

Hill: SHBA e mbështet “Ballkanin e Hapur”, por s’është ide për të zëvëndësuar anëtarësimin në BE

news image

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se Amerika e përkrah iniciativën e “Ballkanit të Hapur”, sepse ajo krijon model të bashkëpunimit në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

SHBA mbështet të gjitha përpjekjet që synojnë integrimin rajonal, dhe kjo inicitiavë është një përpjekje që ka ardhur nga vetë rajoni dhe shkoi më tej se të gjitha të mëparshmet“, ka thënë Hill, shkruan RTV.

Hill vuri në dukje se nisma e Ballkanit të Hapur, nuk mund të jetë një alternativë ndaj anëtarësimit në BE.

Ai ka thënë se “Ballkani i Hapur” në mënyrë primare është i fokusuar në aktivitete ekonomike, por edhe lidh pjesët e rajonit dhe vendos modele për bashkëpunim të mëtejshëm.

Shikoni sa kufij dhe kalime kufitare ka vetëm në këtë pjesë të Ballkanit dhe kur hyni në BE nuk ka asnjë. Ata duhet të lidhin dhe bashkojnë këto vende, dhe jo të jenë një problem, kështu që kjo është një ide e mirë“, ka thënë Hill.

Diplomati amerikan ka thënë se nuk do t’i interesonte aspak nisma e Ballkanit të Hapur, nëse ajo do të ishte një alternativë paralele me atë të anëtarësimit në BE.

“Personalisht, nuk do të më interesonte aspak nisma e Ballkanit të Hapur nëse do të ishte thjesht një alternativë ndaj anëtarësimit në BE”, vijoi tutje Hill.

/GazetaSinjali/