image Hill: Nëse Serbisë i duhet ta pijë ilaçin e hidhur, më mirë ta bëjë tani

Rajon

Hill: Nëse Serbisë i duhet ta pijë ilaçin e hidhur, më mirë ta bëjë tani

news image

Serbia vazhdon të mbajë të pandryshuar qëndrimin e saj për agresionin rus në Ukrainë dhe për çështjen e sanksioneve ndaj Vladimir Putinit.

Lidhur me këtë çështje ka folur sot ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill i cili ka theksuar se pothuajse të gjitha vendet e botës kanë dhënë qëndrimin e tyre se Rusia nuk duhet të lejohet të vazhdojë të bëjë atë që po bën në Ukrainë, shkruan Danas.

Hill ka potencuar se shpreson që edhe Serbia t’iu bashkohet këtyre shteteve.

Ai teksa ka folur për rrugën e Serbisë drejt BE-së, ka thënë se është e nevojshme që Beogradi të harmonizojë politikat e tij me Bashkimin Evropian.

Diplomati amerikan ka thënë se nëse është e nevojshme që Serbia ta pi një ilaç të hidhur, atëherë është më mirë që ta bëjë tani.

/GazetaSinjali/