image Hill: Marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë, por Serbia ishte e gatshme dhe konstruktive

Politikë

Hill: Marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë, por Serbia ishte e gatshme dhe konstruktive

news image

Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill ka thënë se marrëveshja për Asociacionin nuk do të jetë e lehtë as për Kosovën, as për Serbinë.

Hill ka theksuar se se sa i përket marrëveshjes, pala serbe ishte e gatshme dhe konstruktive dhe shpreson që të gjithë pjesëmarrësit në negociata të bëjnë të njëjtën gjë.

“Marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë. Mendoj se pala serbe ishte e gatshme dhe konstruktive dhe shpresoj që të gjithë pjesëmarrësit në negociata të bëjnë të njëjtën gjë”, tha Hill.

Sot, gjatë ditës, organizata “Friederich Elbert Stiftung” ka publikuar draftin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, një marrëveshje e vjetër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që ishte e arritur në Bruksel në vitin 2013, por e pazbatuar deri tani.

Nesër, 31 janar, Ambasada amerikane mban një takim me përfaqësues institucionesh, opozitën e përfaqësues të shoqërisë civile për t’i diskutuar pikërisht alternativat për themelimin e Asociacionit për komuna serbe. 

/GazetaSinjali/