image "Hidrodrini" rikthen furnizimin me ujë në Deçan, bën thirrje që të mos përdoret për pije

Shëndetësi

“Hidrodrini” rikthen furnizimin me ujë në Deçan, bën thirrje që të mos përdoret për pije

news image

Pas gjendjes së rënduar në Deçan, KRU “Hidrodrini” pati ndërprerë furnizimin me ujë në këto zona. Por, përmes një komunikate për media ata njoftuan se analizat e ujit kanë dalë të jenë brenda normave dhe në përputhje me parametrat e përcaktuara, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e KRU “Hidrodrinit” thuhet se përkundër rezultateve të nxjerra nga IKSHPK, uji sot ka qenë i ndërprerë.

Ndërkaq, ata thanë se pas takimit të Shtabit Emergjent Komunal të Deçanit është vendosur që nga ora 13:00 të rikthehet furnizimi nga sistemi i ujësjellësit për zonën në fjalë.

“Përkundër këtij vendimi, të përbashkët të Shtabit Emergjent, KRU ‘Hidrodrini’, rekomandon që uji sërish, të mos përdoret për pije, por vetëm për nevoja sanitare dhe higjienike, deri në një vendim të ardhshëm”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, ujësjellësi njofton se është në mbikëqyrje të vazhdueshme të gjendjes dhe në koordinim të vazhdueshëm profesional me IKSHPK.

Në njoftimin për media pohohet se “Hidrodrini” mbështet hetimet e prokurorisë për zbardhjen e rasteve dhe të gjitha mekanizmat e involvuar në menaxhim të situatës dhe tejkalimin sa më të shpejtë të saj./Gazeta Sinjali/