Gjatë ditës së sotme është hedhur shorti për netët finale të festivalit europian “Eurovision”, i cili këtë vit do të mbahet në Holandë.
Gjashtë shtetet që hyjnë automatikisht në finale janë: Gjermania, Italia, Holanda, Franca, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.
Teksa, këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, e cila përfaqëson Shqipërinë në festival do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale dhe është e 18-ta me radhë.
Nata e parë gjysmëfinale mbahet më 12 maj, nata e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe mbahet më 16 maj në Roterdam.
Më poshtë mund ta shihni listën e plotë të shteteve që garojnë në dy netët gjysmëfinale:
Gjysmë-finalja e parë:
Maqedonia e Veriut
Bjellorusia
Lituania
Suedia
Sllovenia
Australia
Irlanda
Rusia
Norvegjia
Qipro
Kroacia
Azerbajxhani
Malta
Izraeli
Ukraina
Rumania
Belgjika.
Gjysmë-finalja e dytë:
Austria
Moldavia
Polonia
San Marino
Serbia
Islanda
Republika Çeke
Greqia
Estonia
Danimarka
Bullgaria
Zvicra
Finlanda
Armenia
Letonia
Gjeorgjia
Portugalia
Shqipëria./Gazeta Sinjali/