Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Vlorë, pasi një 54 vjeçare është hedhur nga kati i pestë i banesës së saj dhe si pasojë ka humbur jetën.
Mediat në Shqipëri raportojnë se ajo vuante nga depresioni dhe banonte e vetme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Gazeta Sinjali /