image Hidhet mjet shpërthyes në një parking në Gjilan

Kosovë

Policia/ Hidhet mjet shpërthyes në një parking në Gjilan

news image

Katër vetura janë dëmtuar si pasojë e një shpërthimi në një parking të veturave në Gjilan.

Policia njofton se mjeti shpërthyes është gjuajtur nga persona të panjohur, dhe se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar  se në parkingun e veturave është gjuajtur një mjet shpërthyes nga persona  të panjohur, si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar katër automjete me targa vendore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për të lënduar apo ndonjë person të arrestuar, nuk dihet motivi i këtij rasti”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/