image Hetuesi i Policisë që u arrestua dje, mban pozitë kyçe në kickbox-in e Kosovës

Sporte Luftarake

Detaje/ Hetuesi i Policisë që u arrestua dje, mban pozitë kyçe në kickbox-in e Kosovës

news image

Lutfi Menxhiqi, hetues i Policisë së Kosovës është arrestuar dje nën dyshimet për korrupsion.

Menxhiqi ka pozitë kyçe edhe në Federatën e Kickbox-it të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në faqen zyrtare të “Waka Europe”, shihet emri i Lutfi Menxhiqi si ‘national coach’, pra trajner i Përfaqësueses së Kosovës për të gjitha moshat.

Përveç punës si hetues i krimeve ekonomike në Polici, del se Lutfi Muhaxhiri ushtron edhe këtë funksion të rëndesishëm në sportin e Kosovës. /Gazeta Sinjali/