image Hetimet Rajonale kapin drogë, armë e municion në Prizren/ Prangoset një person

Siguri

Hetimet Rajonale kapin drogë, armë e municion në Prizren/ Prangoset një person

news image

Njësia e Hetimeve Rajonale në Prizren ka kryer një operacion kundër trafikimit të drogës, i cili ka rezultuar me arrestimin e së paku një personi në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se gjatë këtij operacioni janë bastisur dy lokacione.

Si rezultat i bastisjes janë sekuestruar armë, municion dhe substanca narkotike.

Këto bastisje u kryen me aprovimin e Gjykatës Themelore në Prizren, e cila miratoi kërkesën e Prokurorisë për lëshimin e urdhrit për bastisje, urdhër ky që u zbatua nga Hetimet Rajonale.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për rrjedhën e këtij operacioni./Gazeta Sinjali/