Hertha Berlin ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Dortmundit, transmeton Sinjali Sport.
Kryeqytetasit gjerman triumfuan me rezultat 3-2 ndaj Borussias.
Richter me dy gola dhe Belfodil me një tjetër i siguruan skuadrës fitore me shumë rëndësi.
Te mysafirët golat i shënuan Brandt dhe Tigges.
Dortmundi ka 34 pikë në vendin e dytë dhe janë nëntë pikë larg Bayernit që kryeson.
Hertha në anën tjetër mban pozicionin e 11-të me 21 pikë dhe i është larguar zonës së kuqe. /Gazeta Sinjali Sporti/