image Hera e fundit kur Liverpool dhe Atletico Madrid u përballën, spanjollët kishin ‘buzqëshur’ në fund

Futboll

Futboll/ Hera e fundit kur Liverpool dhe Atletico Madrid u përballën, spanjollët kishin ‘buzqëshur’ në fund

news image

Sonte nga ora 21:00 në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ do të përballen dy gjigantët e futbollit evropian, Atletico Madrid dhe Liverpool.

Hera e fundit kur këto dy skuadra ishin përballur në garat evropiane, ishte viti 2010, në gjysmë-finale të Evropa Ligës.

Atletico Madrid kishite arritur të kualifikohen në finale, për shkak golit si mysafirë që kishte shënuar.

Ndeshja e parë në Spanjë kishte përfunduar me rezultat 1:0 për Atleticon, kurse ndeshja e dytë ishte mbyllur pas 120 minutave, me rezultat 2:1.

Dy golat e Atletico Madrid i kishte shënuar Diego Forlan.

Sonte dy ekipet përballen në një nivel tjetër. Liverpool shihet si favorit kësaj here, por skuadra spanjolle ka dëshmuar se si vendas di të ju shkaktoj problem skuadrave të mëdha./Gazeta Sinjali/

https://www.youtube.com/watch?v=BFiVfPc5-FQ