Gjashtë nxënës janë helmuar sot në shkollën e mesme ‘Janaq Kilica’ në Fier.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, gjatë nxënësit janë helmuar gjatë orës së lëndës së Kimisë, derisa po kryenin ekperimente në laborator, pasi diçka ka shkuar gabim dhe më pas ka shkaktuar reaksion kimik.
Mirëpo, këtë tezë e kanë hedhë poshtë autoritet përkatëse.
Raportohet se këta nxënës kanë dalë nga klasa të asfiksuar dhe më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit. Gjendja e tyre, sipas mjekut, është e normalizuar tashmë.
“Sot rreth orës 13:10, në lagjen “Kastriot”, në një shkollë të mesme në Fier, në kabinetin e laboratorit, gjatë mësimit, 6 nxënës kanë pasur të kollitura dhe vështirësi në frymëmarrje. Menjëherë nxënësit janë çuar për kontroll mjekësor në Spitalin Rajonal Fier dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Paraprakisht nuk dihet kush ka qenë shkaku i kësaj situate. Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave dhe gjetjen e shkakut të kësaj ngjarje.”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/