image Helmimi i nxënësve në gjimnazin e Fierit - Një e mitur dërgohet në Emergjencë

Rajon

Rajoni/ Helmimi i nxënësve në gjimnazin e Fierit – Një e mitur dërgohet në Emergjencë

news image

Vazhdon situata kaotike në gjimnazin “Janaq Kilica”, në Fier, aty ku një ditë më parë u helmuan 58 nxënës dhe 2 mësues, ndërsa ky ishte rasti i dytë i përsëritur në pak javë.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, nxënësit sot kanë shkuar në shkollë me prindërit e tyre, të cilët kanë kërkuar dhe llogari për ngjarjen e ndodhur.

Ditën e sotme janë kryer të gjitha kontrollet nga Drejtoria e Shëndetit Publik, prej ku ka rezultuar se gjithçka është në rregull.

Por, ajo që ka krijuar kaos edhe ditën e sotme ka qenë paniku te nxënësit, çka ka bërë që një e mitur të përfundojë sërish në spital. Nxënësja është marrë me urgjencë nga gjimnazi dhe është dërguar në Spitalin e Fierit, ndërsa gazetari Kuçi raporton se ajo ka pas gjendje ankthi./Gazeta Sinjali/