image Helmimi i nxënësve në Fier, dalin të gjithë nga spitali

Rajon

Shëndetësi/ Helmimi i nxënësve në Fier, dalin të gjithë nga spitali

news image

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e sotme në Fier, por fatmirësisht nuk kishte pasoja.

60 persona u helmuan dhe dyshohet se shkak u bë hedhja e një sprai djegës.

Në spital ishin shtruar 58 nxënës dhe dy mësues, pot pasi kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, të gjithë nxënësit kanë lënë spitalin.

Njoftimi

Ngjarja në Fier, dalin nga spitali të gjithë nxënësit

Pak minuta më parë ka lënë spitalin edhe nxënësit e fundit që po mbaheshin në observim në spitalin rajonal të Fierit, si pasojë e intoksikimit në ngjarjen e ndodhur në shkollën “Janaq Kinica”.

Pasi kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, të gjithë nxënësit kanë lënë spitalin.

Gjatë ditës së sotme, spitali rajonal i Fierit trajtoi rreth 60 nxënës me shenja të intoksikimit dhe neuroza paniku. Sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë. /Gazeta Sinjali/