image Helmetë në kokë e jelek antiplumb, ministrja gjermane në vijën e frontit në Ukrainë

Botë

Helmetë në kokë e jelek antiplumb, ministrja gjermane në vijën e frontit në Ukrainë

news image

E mbrojtur nga një helmetë dhe një jelek i zi antiplumb, ministrja e jashtme gjermane, Analena Baerbock vizitoi nga afër vijën e frontit midis ushtrisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në Donbas.

Rajoni lindor i Ukrainës është prej vitesh skenë e përleshjeve midis trupave qeveritare dhe separatistëve, pavarësisht nga një armëpushim në fuqi, i cili shkelet rregullisht. Ka pasur disa përpjekje që plani i paqes, për të cilin u ra dakord në Minsk të Bjellorusisë, të pranohet përgjithmonë nga të dyja palët.

Por kjo duket e vështirë. Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes. Presidenti rus Vladimir Putin pretendon se është pala tjetër që nuk e ka zbatuar paktin, e kjo duket është dhe arsyeja kryesore përse refuzon të takojë presidentin ukrainas Volodimir Zelensky.

Baerbock këmbënguli me forca gjatë vizitës së saj, që marrëveshja e Minskut për armëpushim të respektohet. Sipas vlerësimeve të OKB-së, në luftimet në Donbas që nga viti 2014 janë vrarë më shumë se 14.000 persona.

Në këtë rajon, lufta shpërtheu në prill të atij viti, vetëm disa muaj pas protestave masive në Kiev. Protestat çuan në rrëzimin nga pushteti të presidenti ukrainas, të afërt me Moskën, i cili u largua në Rusi.

Baerbock in der Ukraine: Ein Besuch mitten im Konfliktgebiet | tagesschau.de
You can count on us, Germany tells Ukraine as both sides play down  differences | Reuters

/GazetaSinjali/