Helmimi dhe rënia në koma e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny ka shqetësuar të gjithë liderët botërorë, të cilët kanë ofruar ndihmën e menjëhershme për ta ndihmuar atë.
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron kanë qenë ndër të parët që kanë shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar me materiale shëndetësore, mbrojtje dhe azil familjen e Navalnyt.
Madje Gjermania mund të dërgojë dhe një avion-ambulancë për ta marrë atë nga spitali në Siberi.
Alexei Navalny ra në koma mëngjesin e së enjtes ndërsa udhëtonte nga Tomsk drejt Moskës. Avioni me të cilin po udhëtonte ai u detyruar të bënte një ulje emergjente për shkak të përkeqësimit të shëndetit të Navalnyt.
Zëdhënësja e tij deklaroi se lideri i opozitës ruse është helmuar duke hedhur dyshimet te një gotë çaj që ai kishte konsumuar përpara se të hipte në avion. /Gazeta Sinjali